“Tare i aftë për sukses edhe në Europë“, Duka vlerëson kuqezinjtë e Serie A: Kumbulla përfaqëson të ardhmen tonë

Armand Duka ka folur përtej Adriatikut për mikrofonin e “TMW Radio“. Presidenti i FSHF-së ka shuar kureshtjen për pyetjet në lidhje me kompeticionin e Champions League, ndërsa më pas është ndalur edhe te shqiptarët e Serisë A. Emrat kuqezinj po zënë një vend të rëndësishëm në ekipet e tyre në elitën e futbollit europian, ku nuk po mungojnë edhe sukseset kohët e fundit.

Duka vlerëson talentin Kumbulla, për të cilin të vetmen gjë që dëshiron është të luajë titullarë në cilindo ekip ku do e dërgojë e ardhmja. Ndërkohë nuk mund të mos përmendej Igli Tare, që sipas kreut të FSHF-së është i aftë të bëjë sukses jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

A ka ndonjë mundësi Atalanta në Champions?

“Po, ata luajtën ndeshje të mira dhe për mendimin tim mund të përpiqen deri në fund. Ata me siguri janë tashmë përtej objektivave të tyre. Çdo rezultat nga këtu e tutje është një bonus. Ne shqiptarët i vlerësojmë ata sepse kanë Gjimshitin.”

Kumbulla

“Një mbrojtës i mirë, ai luan për Kombëtaren dhe përfaqëson të ardhmen tonë. Ai është ende shumë i ri, është 20 vjeç. Nuk e di nëse ai do të ishte titullar menjëherë në një klub të madh, por ai me siguri mund të rritet. Këtë vit në Verona ai ka treguar një personalitet të shkëlqyeshëm dhe të bën të mendosh që ai mund të bëhet një lojtar kryesor. Unë e di se interes për të ka edhe Juventus, ka qenë Napoli në janar … Për ne është e rëndësishme që ai të luajë gjithmonë 90 minuta, kudo ku duhet të shkojë të luajë, kështu që ai gjithashtu mund të jetë në formë për ekipin kombëtar “.

Lazio

“Menaxheri është yni! Edhe portieri, Strakosha. Lazio ka luajtur shumë mirë vitet e fundit, dhe në këtë kampionat po bën diçka të mrekullueshme: mund të provojë deri në fund. Unë nuk e di si do të jenë pas ndalesës, por para saj ishin vërtet në formë. Shpresojmë që të jenë mirë dhe Strakosha të pësojë zero gola.

Tare më duket se është i aftë të bëjë sukses si në Itali ashtu edhe në Evropë. Ai ka gjetur lojtarë të mirë, duke ndërtuar një ekip për të dhënë rezultate. Edhe ekonomikisht, ai ka bërë shumë mirë: të gjitha falë tij”.

Reja

“Është një trajner i shkëlqyeshëm, ai ka përvojë në shumë ndeshje pas tij. Ne kemi shumë shpresë se mund të kualifikohemi me të, duke përsëritur atë që heroi ynë Gianni De Biasi ka bërë tashmë, i dashur nga i gjithë populli shqiptar”.

Kush fiton Champions League?

“Të them tani është shumë e vështirë. Nëse duhet ta emëroj një, them Atalanta!”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *