Tare hedh sytë nga Kina, një brazilian për mesfushën

Mbas afrimit të Korreas dhe Badelj, Lacio kërkon një tjetër mesfushor. Ramirez, i cili aktivizohet në kampionatin kinez me Jangsu Suning, është objektivi i ri i bardhekaltërve.

Siç citon “Corriere dello Sport”, klubi kinez kërkon 3 milionë euro për lirimin e brazilianit. Ky i fundit kërkon rikthimin në futbollin europian me Lacion që kërkon shërbimet e tij. Ramirez la Çelsin në verën e vitit 2016 për t’u larguar drejt Kinës, për shumën e 25 milionë eurove.

Sot mjaftojnë vetëm 3 milionë për ta kthyer në kontinentin e vjetër, por problem mbetet paga e tij e lartë. Gjatë merkatos së janarit u fol dhe për një interesim të Interit, por palët nuk arritën akordin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *