Tare: Berisha nuk largohet nga Lazio

0

Etrit Berisha nuk lëviz nga Lazio. Portieri i Kombëtares Shqiptare që u bashkua rreth një vit më parë me ekipin bardhekaltër, nuk po gjen hapësira në skemat e Stefano Piolit çka ka bërë që zërat për një erksperriencë të re të mos mungojnë. Por nga “Formello” vjen konfirmimi se 25-vjeçari i lindur në Prishtinë do të qëndrojë në Romë për të vazhduar aventurën me Lazion, pavarësisht se Marchetti ka rifituar vendin e titullarit. Ishte Verona, skuadra që shfaqi dëshirën për të bashkuar në grupin e saj gardianin kuqezi, por drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare e theksoi qartë se Berisha mbetet nën urdhrat e Piolit.

Situatë aspak e qartë për Berishën që disa ditë më parë u shpreh publikisht se situata aktuale nuk është komode për të. Portieri shqiptar u transferua te Lazio rreth një vit më parë nga skuadra e Kalmaarit. Ai numëron 21 ndeshje zyrtare me skuadrën bardhekaltër në të cilat ka pësuar 31 gola. Ishte Edy Reja ai që e caktoi titullar në katarkëndëshin e portës laciale, por me ndryshimin e stolit ndryshuan edhe hierarkitë sepse Pioli i besoi sërish ish portierit të Kombëtares Italiane, Federico Marchetti.  Përpara transferimit te Lazio, Berisha u përfol edhe për një kontratë të mundshme me Chievo Veronan por më pas gjithçka u sfumua. Mesa duket, qyteti i Romeos dhe Xhuljetës mbetet në axhendën e portierit prishtinas edhe për vitin 2015. / Super Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here