Tare bën një tjetër biznes madhështor, Felipe Anderson shkon në Angli

Magjistari Igli Tare godet sërish, Lacio falënderon. Sot klubi italian ka arritur marrëveshjen me Uest Hemin për transferimin e Felipe Andersonit në Angli, për 38 milionë euro, plus bonuset në varësi të rendimentit.

Fantazisti brazilian u transferua te Lacio në vitin 2013 nga Santosi, për vetëm 8 milionë euro, në një kohë që kishte fituar Kupën Libertadores.

Qe atëherë pak nga pak Felipe Anderson u bë një nga yjet e Lacios dhe largohet duke lënë një trashëgimi të veçantë, sepse luajti 177 ndeshje, shënoi 34 gola e dha 42 asiste apo penallti të fituara, me 382 driblime të suksesshme.

Nesër 26-vjeçari do të paraqitet në Londër, ku do të kryejë kontrollet mjekësore dhe do të firmosë kontratë 5-vjeçare, me 3.5 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *