Tapia merr vendimin, zyrtarizohet trajneri i Argjentinës

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka konfirmuar Lionel Skalonin në rolin e trajnerit për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. 41-vjeçari mbante prej thuajse një viti rolin si trajneri i përkohshëm pas dorëheqjes së Horhe Sampaolit.

Më parë Skaloni kishte pasur një eksperiencë 2-vjeccare si ndihmës i Sampaolit te Sevija dhe më pas kombëtarja argjentinase. Në ndryshim nga Sampaoli, Skaloni nuk pranoi të jepte dorëheqjen duke pranuar më pas ofertën e bërë nga federata për të qenë trajneri i përkohshëm.

Paraqitja e mirë në ndeshjet e fundit të turneut “Copa America”, ku Argjentina u eliminua mes polemikave në gjysmëfinale nga Brazili, duke se ka mjaftuar për të bindur presidentin Klaudio Tapia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *