Tani PO! Turqia e kërkon vetë rrezikun, përshëndet UEFA-n ndaj Francës

Turqia po e kërkon vetë rrezikun me sjelljen e saj. Pavarësisht faktit se një hetim u hap për festimin ushtarak ndaj Shqipërisë, sa i përket asaj mbështetje për luftën dhe vrasjet kundër kurdëve, nuk e mbyllën me kaq.

Në barazimin e marrë me rezultatin 1-1 ndaj Francës në transfertë, është përsëritur e njëjta skenë. Por këtë herë më shumë sesa për ushtarët, duket se ishte një përshendetje për UEFA-n. Një guxim dhe forcë e treguar nga ana e kësaj Kombëtare, që me mbështetjen e fuqishme dhe të pakufijshme që i vjen nga Erdogan, nuk kanë hequr dorë nga qendrimi.

Nëse UEFA po llogariste dënimin për atë që ndodhi ndaj Shqipërisë, tashmë letrat do të pasurohen edhe me këtë përballje tjetër. /Sport Ekspres/