Tani po që e tepron, Kasano: Luaj deri 60 vjeç në këtë lloj futbolli!

Antonio Kasano është një nga pengjet më të mëdha të futbollit italian. Talent i padiskutueshëm, por një karakter i vështirë për t’u menaxhuar. Ulje dhe ngritje gjatë gjithë karrierës, me Romën dhe Sampdorian, aty ku ka luajtur sezonet më të mira.

Barezi ka arritur të luajë me klube të rëndësishme si Real Madrid, Milan, Inter dhe Roma, por nëse koka e tij do ngjante pak më shumë me kualitetin e këmbëve, do të shijonim një tjetër futbollist. Pothuajse dy vite pa luajtur, por 36-vjeçari është gati për t’u rikthyer. Dëshiron një klub afër shtëpisë dhe bën një premtim të çmendur.

“Dëshiroj të luaj me një ekip afër Xhenovës, sepse nuk mundem të jetoj larg familjes. E mbani mend argjentinasin Almejda, i cili ka luajtur me Parmën dhe Lacion? Ai u shkëput për dy vite dhe u rikthye i fortë me River Plejtin, në një vend ku futbolli është shumë fizik. Nëse do më japin mundësinë, unë akoma mund të bëj diferencën. Ndihem në formë, në 110% dhe jam shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Me këmbët që kam, mund të luaj deri në moshën 60-vjeçare në këtë lloj futbolli”

Ekipe si Bolonja, Sasuolo, Parma, Torino, por edhe Empoli e Kaljari janë të interesuara për shërbimet e Kasanos, me këtë të fundit që duhet të arrijë akordin me një nga këto klube për t’ju rikthyer futbollit të luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *