Tani kanë kaluar në duart e italianëve, Dinamo vendos transportin falas për tifozët

Dinamo duket se e ka zgjidhur problemin e madh që kishte me administrimin, ndërsa ka kaluar në duart e italianëve. Marko Pontreli po sheh mundësinë për ringritjen e ekipit në nivelet më të larta. Por për të mbërritur deri këtu, kërkohet edhe mbështetja e tifozëve.

Pikërisht për këtë arsye, ka transport falas nga presidenca për ndeshjen e radhës. Dinamo do të luajë në transfertë ndaj Veleçikut, ndërsa klubi shkruan se mbledhja do të bëhet në orën 11:00 në stadiumin Dinamo dhe tifozët nuk do të kenë nevojën që të paguajnë për transportin për t’i ardhur në mbështetje ekipit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *