Tani është zyrtare, Diego Kosta është i Atletikos

0

Një ditë përpara ndeshjes kundër Çelsit në Ligën e Kampioneve, Atletiko e Madridit ka zyrtarizuar transferimin në Madrid të sulmuesit Diego Kosta.

Sulmuesi spanjoll ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe kjo ka bërë që klubi spanjoll ta zyrtarizojë nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Diego Kosta do të jetë zyrtarisht i gatshëm për të luajtur për Atletikon që nga 1 janari 2018 kur të përfundojë dhe dënimi i klubit spanjoll nga FIFA për transferime të parregullta të lojtarëve nën moshën 17 vjeç. Diego Kosta do të mbajë veshur fanellën me numrin 18.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image