Tani Egbo bën edhe përkëthyesin në shqip, trajneri i Tiranës flet me gruan: Jemi në “arrest shtëpie”!

Emanuel Egbo mund të quhet padyshim edhe një shqiptar tanimë, ndërsa prej shumë vitesh ndodhet në vendin tonë. Me ekipin e Tiranës është duke bërë të mundur një mrekulli, që më parë nuk do ta besonin as tifozët më të çmendur të bardhebluve.

Sot ka dhënë një intervistë për “Wake Up”, teksa gjendej bashkë me gruan e tij me origjinë nga Filipina, Fabia. Të dy kanë treguar sesi e kalojnë kohën së bashku në izolim, ku patjetër nuk mund të mungonin edhe ushtrimet për të mbajtur trupin në formë. Gjithashtu Egbo ka bërë edhe përkëthyesin në shqip për programin, për të transmetuar fjalët e gruas së tij edhe për shikuesit.

“Njeriu është krijuar për të shkuar në punë dhe jo për të ndenjur në shtëpi. Ky është një arrest shtëpiak pasi je deri në orën 1 dhe nuk shkon dot askund. Ne kemi një program ditor, zgjohemi në mëngjes me një çaj bio dhe me një lugë mjaltë, pas lutjes. Pastaj kemi një orë që të bëjmë ushtrimet që të mbajmë trupin në formë për të qenë aktiv. Duhet të lexoj edhe në internet, me një mundësi që ta jep koha tani dhe më parë nuk mundesha. Lejen e marrë unë për të blerë në dyqan, gruaja më jep listën (qesh). Tani kemi ditët e shënuara dhe uroj gjithë besimtarët katolik dhe krishterët që t’i gëzojnë pashkët dhe shpresojmë që më ngjalljen e Krishtit që do të përkojë me ikjen e COVID-19, për t’u rikthyer si më parë”. /Klaudio Ndreca- Sport Ekspres/