Tani De Biazi “peshkon” në Lega Pro

0

Xhani de Biazi vazhdon që të vëzhgojë futbollistët kuqezi në qarkullim dhe, tashmë që Paolo Tramexani nuk është më, individualisht, bën rolin e “scout”. Pas xhiros në Gjermani dhe Zvicër, tashmë është radha e Italisë. Fakti që disa lojtarë në mbrojtje nuk janë duke u paraqitur mirë, nga Arlind Ajeti te Torino te Gjimshiti, pa harruar Elseid Hysajn me Napolin (i vërshëllyer në “San Paolo” pas barazimit ndaj Atalantës) detyrojnë teknikun kuqezi që të përpiqet që të gjejë alternativa dhe në fokus është rikthyer Kastriot Dermaku. Sipas medieve italiane, shtatlarti pritet të jetë përforcimi më i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjet e marsit ndaj Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Dermaku është një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni në Lega Pro në Itali. Futbollisti, kartoni i të cilit i përket Empolit, ka shkëlqyer me Lukezen duke u kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkaton e janarit pasi oferta për të u bënë nga pjesa më e madhe e klubeve të Serisë B. Por në fund, Lukeze vendosi të mbante 25-vjeçarin me shpresën se mund ta ndihmojë këtë skuadër të luftojë për ngjitjen në Serinë B. Një tjetër koment pozitiv për djaloshin, në veshin e De Biazit, ka shkuar nga miku i tij, Xhiuzepe Galderizi, trajner i Lukezes dhe Dermakut. Mbrojtësi shqiptar është 195 centimetra i gjatë dhe ka realizuar një gol këtë sezon.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image