Talenti shqiptar i Bajernit bën dopietë, Gjermania e bën Bjellorusinë t’i mërzitet futbolli

Gjermania U-19 ka marrë një fitore të pastër dhe ka turpëruar në fushën e saj Bjellorusinë e kësaj grupmoshe. Jo pak rezultati, por 9-2, për të kaluar edhe atë që ndodh në tenis.

“Pancerat” e kishin shumë të lehtë këtë përballje, atje ku realizoi dopietë edhe talenti shqiptar, Leon Dajaku. Ky i fundit kishte shënuar edhe në ndeshjen e pak ditëve më parë me Gjermaninë U-19. Shpresat që një ditë të luajë për ekipin e parë i mban ende të ndezura, pavarësisht vështirësisë së madhe për të arritur objektivin.

Fundja, ky futbollist është pjesë e të rinjëve të Bajernit dhe ka bërë debutimin edhe me ekipin e parë të bavarezëve, atje ku ka lënë shenjë, pavarësisht se ka luajtur kundër kundërshtarëve modest. /Sport Ekspres/