Talenti shqiptar fiton Superkupën me Interin

Ashtu si Rej Manaj, apo Thomas Strakosha dikur, një tjetër shqiptar fiton trofe me të rinjtë e një skuadre “big”. Bëhet fjalë për Ardit Radën, që aktivizohet me ekipin Primavera të Interit. Talenti shqiptar shkroi historinë me Interin, duke fituar për herë të parë Superkupën e Italisë. Zikaltërit arritën të triumfonin me rezultatin 2-1, teksa mesfushori shqiptar u aktivizua për gjatë gjithë ndeshjes. Trofeu i Superkupës ka vlera historike për zikatërit sepse fitohej për herë të parë. Rada është pjesë e kombëtares U-19 të drejtuar nga Erjon Bogdani, që me siguri ka ndjekur këtë sfidë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *