Talenti Seferi zgjedh Shqipërinë

0

Shqipëria gjen një përforcim të ri dhe që mund të jetë shumë interesant për të ardhmen. Mesfushori i talentuar Taulant Seferi ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen, duke braktisur Maqedoninë. I lindur në Kumanovë, Seferi ka luajtur me të gjitha grupmoshat e përfaqësueses maqedonase, ndërsa si futbollist është rritur te Rabotniçki.

Prej dy vitesh pjesë e Jang Bojs në Zvicër, Seferi ka qenë para dilemës se cilën kombëtare të përfaqësojë në të ardhmen, duke qenë se ende nuk kishte debutuar me kombëtaren A të Maqedonisë në ndeshje zyrtare (por kishte luajtur në një miqësore kundër Kamerunit në maj të vitit 2014, duke u bërë lojtari më i ri që debuton me Maqedoninë).

Tani 20-vjeçari, i cili ka filluar të aktivizohet edhe në Superligën zvicerane, pas një dëmtimi të rëndë në vitin 2015, u jep fund thashethemeve, duke sqaruar se ka zgjedhur Shqipërinë.

“Duke pasur respekt maksimal për vendin tim të lindjes, që më ka dhënë shumë edhe në karrierën si futbollist dhe me përfshirjen e rregullt prej gjithë kategoritë e reja, deri në përfaqësuesen A kanë kontribut të madh në zhvillimin tim të deritashëm, e kam pasur shumë të vështirë të marr një vendim të prerë. Në njërën anë ishte respekti dhe mirënjohja për Maqedoninë, ndërsa në anën tjetër zemra dhe dëshira për të përfaqësuar përfaqësuesen e kombit tim, Shqipërinë. Kemi analizuar mirë këtë situatë dhe bashkë me familjen time kemi vendosur që në të ardhmen unë të përfaqësoj Shqipërinë. Do Zoti të kem sukses, me shpresë që këtë vendim timin ta mirëkuptojnë të gjithë”, shkruan në faqen e vet në Facebook mesfushori i ri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image