Talenti që De Biazi e “ngeli në klasë”

0

Milot Rashica sot mund të ishte me kombëtaren e Shqipërisë, por gjithçka do të prishej kur në maj të vitit 2016, teksa Shqipëria po përgatitej për të caktuar listën për pjesëmarrjen në Europianin në Francë (I pari historik për kuqezinjtë). Xhani de Biazi, trajneri i asaj kohe për kombëtaren kuqezi, do të përcaktonte, sipas rregullores, vetëm 24 emra, edhe pse në fazën përgatitore në Austri do të ishin 28 lojtarë.

Pikërisht ato që u “skualifikuan” ishin Milot Rashica, Berat Gjimshiti, Herolind Shala dhe Amir Rrahmani. Dhe, vetëm Gjimshiti vijoi të përfaqësonte Shqipërinë, ndërsa tre të tjerët shkuan me Kosovën. Rashica ishte më i zhgënjyeri, aq sa edhe kur doli vetëm sa e preku me trup menaxherin Bushi, shumë ftohtë, duke mos komentuar asgjë. Sakaq, De Biazi do ta argumentonte duke thënë se “nuk ishte ende gati për Europianin, ku të tjerë na çuan, ndërsa do të jetë për të ardhmen e Shqipërisë”. Diçka që nuk ndodhi, pasi Rashica shkoi te Kosova.

Vushtria përfiton thuajse 300 mijë euro

Klubi i Vushtrisë fërkon duart nga transferimi i Milot Rashicës. Edhe pse mori vetëm 50 mijë euro nga kalimi i tij nga Kosova në Holandë, pasi lojtari u provua në Gjermani dhe më pas te Viteshe, Vushtria kërkon një pjesë të interesit dhe përqindjes. Nuk dihet ende se sa, por në kontratë, si klubi i formimit, të paktën ka një 5 përqindësh, që nga 7 mln eurot, do të thotë 300 mijë euro për klubin kosovar. Një shifër e rëndësishme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image