“Talenti më i madh që kam parë?” Guardiola habit me përgjigjen e tij

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm në botë. Strategu spanjoll ka punuar me skuadra të mëdha dhe me lojtarë të mëdhenj, por sot ka befasuar të gjithë kur i është përgjigjur pyetjes se kush është talenti më i madh me të cilin ka punuar ndonjëherë.

Pa u menduar gjatë, trajneri i Mançester Sitit tha: “Fil Foden. E kam thënë dhe herë të tjera dhe po e përsëris: Ai është lojtari më i talentuar që unë kam parë ndonjëherë. Ai ka vetëm një problem, e dini kush është? Që unë nuk e aktivizoj më shpesh (qesh). Do të jetë një lojtar i madh në të ardhmen, më besoni për këtë gjë”, përfundoi trajneri kampion i Premier Ligës.

Fil Foden

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *