Talenti i Volfsburgut zgjedh Kosovën?

Kosova vijon punën për ndërtimin e një ekipi përfaqësues sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe një pjesë e rëndësishme e kësaj pune është afrimi i talenteve të lindur e rritur jashtë Kosove, por që nuk i kanë humbur kurrë lidhjet me Kosovën.

Një ndër talentet që Kosova duket se ka arritur ta bëjë për vete është Elvis Rexhbecaj, mesfushori i talentuar i Volfsburgut në Bundesligën gjermane, raportohet në mediat në Kosovë.

Mesfushori 20-vjeçar, i lindur në Gjonaj të Prizrenit, është pjesë e Volfsburgut që prej vitit 2010 dhe këtë sezon ka bërë hapin e madh, duke u bashkuar me ekipin e parë, ku ka luajtur 4 ndeshje, njëra prej tyre nga minuta e parë.

Rexhbecaj është mesfushor me tipare mbrojtëse, por luan edhe si mbrojtës i majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *