Talenti i Tomorit, Rustaj do Kombetaren U19

0

 

Futbollistët e rinj dhe me perspektivë të skuadrës së Tomorit, jo vetëm që synojnë që të performojnë sa më denjësisht në kampionatin e ri në Kategorinë e Dytë, por edhe të bien në syrin e skuadrave të së Parës apo elitës në testet miqësore që do të luhen gjatë verës. Një nga futbollistët më me perspektivë të skuadrës së Tomorit, është edhe qendërmbrojtësi i ri dhe me perspektivë i kësaj skuadre është 19-vjeçari shtatlartë Mario Rustaj. Ai është cilësuar unanimisht nga specialistët e njohur të futbollit si një elementë me shumë perspektivë dhe i talentuar.  Trajneri Paja – “Unë punoj prej më shumë se dy dekada si trajner me moshat në klubin e Tomorit dhe më saktësisht prej tetë viteve që drejtoj skuadrën U-19 së bashku me kolegun dhe ish-sulmuesin e mirënjohur Arben Arbëri. Por, vitet e fundit, kemi “zbuluar” shumë futbollistë me të ardhme si: Uzuni, Sharavolli, Myzyri, Daullxhiu, apo dhe së fundmi më të vegjlit Bitri e Rustaj. Në qoftë se Bitri largohet, do të jetë Rustaj që unë mendoj se do e zëvendësoj në mënyrën më të mirë të mundshme në Kategorinë e Dytë e cila do ta ndihmoj shumë atë që duke luajtur të “piqet” edhe me shumë dhe të jetë gati për Kategorinë e Parë dy vite më vonë, apo në rast të kundërt të ndjekë edhe ai rrugën e lojtarëve të tjerë beratas që sot luajnë në Superligë.

MBROJTËSI RUSTAJ – “E kam një ëndërr të madhe që pas debutimit në dy sezonet e kaluar me kohë të pjesshme në skuadrën e të rriturve të Tomorit, tashmë për sezonin e ri jo vetëm që të luaj si futbollist titullar, por edhe të tregoj vlerat e mia. Tashmë, dua që të bëj kalimin e madh nga skuadra e Tomorit në përfaqësuesen U-19”, ka mbyllur mbrojtësi i talentuar i Tomorit, Mario Rustaj.  Edi SPAHIU

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.