Talenti i madh i Juves, trajneri “i çmendur” i Evertonit e lë vetëm 19 minuta: Asgjë personale

Everton barazoi me rezultatin 1-1 në transfertën me Manchester United, duke dalë kështu me vetëm 1 pikë nga “Old Trafford”. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë kësaj përballjeje ishte ai episode aspak i bukur për Kean. Ish-futbollisti i Juventusit ka hyrë në lojë në minutën e 70 të takimit, ndërsa vetëm 19 minuta më pas i është dashur të lërë sërish fushën.

Trajneri i “çmendur” i Everton, Duncan Ferguson, që më shumë njiohet për atë festim pa limite në fitoren e shkuar kundër Chelsea,  e ka zëvendësuar sërish sulmuesin e tij, duke hapur kështu debat për këtë vendim. Por Ferguson tregon se e gjitha kjo u bë thjesht për të fituar kohë dhe se mes tij dhe Kean nuk ka asgjë personale, megjithëse fakti që zgjodhi pikërisht futbollistin 19-vjeçar ngre dyshime.

“Mendova se ai nuk ishte futur mirë në ritmin e lojës. Gjithashtu kam kaq shumësulmues të tjerë në stol. Thjesht më duhej të bëjë një zëvendësim që të humbisja pak kohë. Nuk ka të bëjë asgjë me lojtarin”, ka thënë Duncan Ferguson./Sport Ekspres/