Talenti i Leverkuzenit nuk luan në Madrid, shkak… provimet

0

Kai Haverc është një mesfushor 17-vjeçar, i cili këtë sezon po luan rregullisht te Bajer Leverkuzeni dhe ka habitur të gjithë me cilësitë e tij, aq sa në Gjermani e konsiderojnë si pasardhësin e Mesut Ozilit.

Është një mesfushor që luan në disa role, me një teknikë dhe vizion loje të admirueshme, sidomos duke pasur parasysh moshën e tij.

Në ndeshjen e vajtjes kundër Atletikos së Madridit nuk ra shumë në sy, ndaj pritej me kuriozitet ç’do të bënte në ndeshjen e kthimit, në program nesër në Madrid.

Për fat të keq, djaloshi i talentuar nuk do të luajë, jo për ndonjë dëmtim a pezullim, por për… provime. Ende adoleshent, Haverc po studion për të hyrë në universitet, ndaj klubi e ka lënë në Gjermani për t’iu përkushtuar shkollës, aq më shumë që transferta në Madrid është thuajse pa vlerë, pas humbjes së thellë në Gjermani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here