Talenti i Gjermanisë lë Shalken, nis ankandin

Ishte në ajër prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Maks Majer largohet nga Shalke dhe del i lirë në treg, duke bërë që në verë të nisë ankandi, sepse shumë klube e duan.

Mesfushori 22-vjeçar është prej 5 sezonesh një lojtar te Shalke, por ka refuzuar të rinovojë, duke preferuar të dalë i lirë në treg.

Shalke ka konfirmuar lajmin, me drejtorin sportiv Kristian Hajdel që deklaron: “Maks do largohet në verë. Po e trajtojmë çështjen në mënyrë profesionale. Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë fjalë të këqija nga klubi kundrejt tij, ka qenë gjithçka shumë miqësore. Majer ka planet e tij për të ardhmen, klubi po planifikon të ardhmen e vet”.

Majer, mesfushor me cilësi të spikatura, kërkohet nga shumë klube, sidomos në Angli, ndërkohë që kërkon të paktën 5 milionë euro në vit, pa harruar komisionet e ndryshme, çka bën që klubet italiane të mos futen dot në garë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *