Talenti i Gent, Rron Broja, ftohet nga Skënder Gega tek shpresat

0

Rron Broja pritet të jetë “përforcimi” i radhës për skuadrën kombëtare të shpresave. Mesfushori  18 vjeçar i cili u transferua te skuadra e Gent-it në Belgjikë, është ftuar nga trajneri i shpresave, Skënder Gega. Lajmin për ftesën e  Brojës, e ka konfirmuar ekskluzivisht për portalin Asport.info, trajneri Gega.

“Para pak ditësh kam nisur një ftesë në drejtim të klubit Gent për të liruar Brojën në një grumbillim që pritet ta zhvillojmë brenda muajit janar, dhe meqë nuk është datë e lirë e UEFA-s ka gjasa që lojtarin në fjalë të mos e lejoj klubi, porse ai do të jetë në planet tona në të ardhmen”, ka thënë shkurt trajneri Gega.

Ai ka sqaruar se ka ndjekur prej kohësh Brojën, dhe se e ka bindur t’i jap  rastin për të përfaqësuar Shqipërinë. Ndërkohë, Gega ka paralajmëruar një grumbullim me lojtarët mes datave 17-25 janar në Turqi, por duke qenë se shumica e lojtarëve kanë impenjime me klubet, akoma nuk është përpiluar një listë finale pasi klubet nuk i lejojnë ti bashkohen ekipeve kombëtarë, meqë nuk është datë e lirë. / aSport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here