Talenti i Flamurtarit tregon qëllimin: Të largohem jashtë Shqipërisë, edhe falë Kombëtares

Arinaldo Rrapaj është një prej lojtarëve më të mirë të Flamurtarit. Pavarësisht momentit të keq të vlonjatëve, ky mesfushor e tërheq vëmendjen në fushën e lojës.

Pikërisht për këtë arsye mbërriti edhe ftesa e trajnerit të Shqipërisë U-19, Nevil Dede. Përpara mbërritjes në Belgjikë ku do të luhen edhe ndeshjet kualifikuese të Europianit. Rrapaj është shprehur në konferencën për shtyp se do të kërkojë të largohet jashtë Shqipërisë edhe falë ndeshjeve me Kombëtaren.

“Këto ditë të para të stërvitejeve po shkojnë shumë mirë, ne jemi një grup i mirë që kemi muaj që luajmë dhe stërvitemi bashkë. Mezi po presim të shkojmë në turne dhe të japim një paraqitje të mirë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, njihemi me njëri tjetrin prej kohësh dhe kjo ndikon te fryma e mirë në skuadër. Unë mendoj se jemi gati, kemi një skuadër të fortë.

Besoj se në Belgjikë do të kemi ndeshje të forta sepse edhe kundërshtarët janë të fortë por unë besoj se do të japim maksimumin dhe shpresojmë për paraqitje pozitive. Mendoj se do të kualifikohemi, besimin e kemi dhe po stërvitemi fort për të arritur këtë synim. Objektivi im, ashtu si edhe çdo lojtar është të shkoj te U-21 dhe Kombëtaren A, dhe pse jo të arrij një ekip sa më të mirë jashtë vendit”, ka thënë Rrapaj. /Sport Ekspres/