Talenti i Bylisit thirrje për tifozët e Shqipërisë: Do ju nderojmë, luftojmë për këto ngjyra

Lojtarët e Kombërares U21 të drejtuar nga Alban Bushi kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp në ambientet e “Elbasan Arena”. Ndeshja e radhës për Shpresat e Shqipërisë do të jetë më datë 15 tëtor ndaj 21-vjeçarëve të Kosovës dhe për të folur mbi këtë përballje, ka qenë i pranishëm edhe futbollisti Eridon Qardaku. Shkodrani është një prodhim i akademisë së Vllaznisë dhe momentalisht luan në Superiore për ekipin që deri tani i ka habitur të gjithë, Bylisin.

“Skuadrës kombëtare U-21 nuk i ka munguar asgjë, është thjesht çështje kohe. Për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira.  Gjërat janë pozivitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, edhe sipas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona. Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojme deri në fund të eliminatoreve për një kualifikim sepse matematika na e lejon. Tifozët do I nderojmë dhe I ftojmë të na shikojnë. Do luftojmë për këto ngjyra”, ka thënë Qardaku./Sport Ekspres/