Talenti i Breshias te kombëtarja U-16

0

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon që të vizionojë shumë talente në qarkullim dhe, tashmë, sytë janë të gjitha në Itali, ku shumë fëmijë emigrantësh janë rritur me futboll. Kohë më parë, menaxheri i suksesshëm Sokol Haxhia do të rrëfente për “Sport Ekspres” se janë më shumë se 100 futbollistë shqiptarë që janë rritur në ekipet e moshave dhe që brenda pak vjetësh do të kemi edhe në skuadrat e para të Serisë A përbërje shqiptarësh. Drejtimi duke ai dhe, për të konfirmuar këtë, dje ka ardhur thirrja e U-16 së Shqipërisë për Brijan Ibrahimin, vetëm 16-vjeç dhe pjesë e Primaveras së Breshias, në kampionatin e kategorisë së të rinjve. Ai do të jetë pjesë e turneut “Development Tournament 2017” që do të zhvillohet në Qipro nga 17 deri më 30 prill.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image