Talenti Bytyqi ndahet nga futbolli për një sëmundje në zemër

0

Lajm tragjik për talentin shqiptar të Mançester Sitit,  Sinan Bytyqi,  i cili detyrohet të lërë futbollin në moshën 21-vjeçare.

Djaloshi i lindur në Kosovë luajti i huazuar në Holandë te Go Ahead Eagles dhe shkëlqeu sezonin e shkuar,  duke u përfshirë edhe në formacionin e javës. Trajneri Pep Guardiola kishte orientuar Sitin të mos e largonte mesfushorin,  pasi e pëlqente shumë dhe thjesht i duhej eksperiencë.

Megjithatë, tani vjen lajmi i hidhur,  kardiomiopati hipertrofike, problem në muskulin e zemrës, që i ndal karrierën premtuese, pasi mund të rrezikohej atak kardiak.

Bytyqit i është ofruar një pozicion si zbulues talentesh te Siti.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image