Talenti belg: Ja pse refuzova Junajtid për “Dhelprat”

Juri Tielemans u konfirmua si lojtar i Leister Sitit pas një viti të kaluar në huazim te “Dhelprat”. Talenti belg ishte në pronësi të francezëve të Monakos. Klubi nga principata pranoi ta shesë në “King Power Stadium” për plot 45 milionë euro.
Për të interesohëj edhe Mançetser Juanjtid, megjithatë djaloshi është “dashuruar” me Leisterin dhe nuk e mendoi shumë zgjedhjen e tij. Në një intervistë ai shprehet se vendosi që pa filluar pushimet se cila do të ishte “shtëpia” e tij për sezonin e ardhshëm.

“I dhashë kohë vetes për t’u menduar. Megjithatë, pas ndeshjeve të fundit me kombëtaren kisha vendosur gjithçka. Pjesa e dytë e sezonit në Leister shkoi shumë mirë për mua dhe ekipin. Doja të vazhdoja të luaja nën një atmosferë pozitive dhe në një klub me ambicie”, u shpreh 22-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *