Talenti belg i Mançester Sitit, boks rrugëve të Brukselit

0

Xhejson Denajer është një mbrojtës 21-vjeçar në pronësi të Mançester Sitit, i cili është edhe pjesë e kombëtares belge dhe konsiderohet një talent i madh.

Siti e ka huazuar te Seltiku, Gallatasaraj dhe sezonin aktual te Sandërlendi, për ta rritur si futbollist. Megjithatë, procesi i rritjes si njeri është pak më i ndërlikuar për Denajerin.

Ditën e sotme në Belgjikë ka dalë në qarkullim një video ku shfaqet futbollisti i kombëtares i cili merr pjesë në një sherr në rrugë, jashtë një klubi nate. Në video shihet që një shok i Denajerit fillon të përleshet me dikë dhe të dy rrëzohen në tokë, ndërsa Denajer, i cili po ndiqte i qetë skenën nga afër, shkon dhe godet me shkelm në kokë njërin nga dy sherrxhinjtë.

Pamjet flasin vetë, por Denajer mundohet të justifikohet: “ Më vjen keq që u përfshiva në një sherr që nuk më përkiste. Pashë shokun tim që po bërtiste dhe ishte në rrezik, ndaj reagova instinktivisht, për të mbrojtur shokun tim”.


Jason Denayer impliqué dans une bagarre by sudpresse

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here