Talenti anglez i pandalshëm, vlera e kartonit tetëfishohet në tre muaj

0

Sulmuesi i anglez Xhejdon Sanço po kalon një formë të shkëlqyer. Vetëm 18 vjeç, djaloshi i lindur në rrethinat e Londrës po mahnit publikun gjerman në Bundesligë, ku aktivizohet kryesuesit  e Borusia Dortmund.

Në 14 aktivizime, 18-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe regjistruar asiste, si dhe ka çuar në stolin e rezervave  kolegun dy vite më të madh Kristian Pulisiç. Paraqitjet e mira nuk kishin si të mos ndikonin në vlerën e kartonit të lojtarit.

Sipas përllogaritjeve të grupit kërkimor të financuar nga UEFA, “CIES Football Observatory”, vlera e kartonit të Sanços ka pësuar një rritje prej 806%, e gjitha kjo në vetëm tre muaj. Në shtator kartoni i 18-vjeçarit vlerësohej me 8.7 milionë paundë, ndërsa tani vlera ka kapur 79 milionë paundë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.