Talenti anglez i Hofenhaimit: Jam problematik sepse më mungon mami

Reis Nelson, talenti i Arsenalit i huazuar te Hofenhaim, bëri një fillim sezoni të shkëlqyer, duke asistuar 9 herë dhe duke shënuar 6 gola. Megjithatë, në dy muajt e fundit, 19-vjeçari ka qenë i dënuar nga trajneri, për shkak se u bë problematik.

Nelson u vonua disa herë në stërvitje, çka detyroi trajnerin Nagelsman të marrë masa dhe të mos e grumbullojë në disa ndeshje. Vetë Nelson foli për problemet që ka pasur te skuadra gjermane e Hofenhaim.

Gjithçka nisi kur u paraqita 20 minuta me vonesë në stërvitje. Që kur mbërrita në stërvitje, më lajmëruan që do bëj vetëm vrapime të lehta dhe do të marr pushime. Ishte shumë e vështirë kur e dëgjova këtë gjë, pasi po kaloja mirë deri në atë moment. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, jam mësuar të më çojë mami nga gjumi kur kam stërvitje. Më mungon familja, por ky është futbolli. Kombëtarja U-21 e Anglisë do të më ndihmojë të kap formën më të mirë dhe të rikthehem më i fortë se kurrë në Gjermani”, përfundoi 19-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *