Talenti Alena i plotëson dëshirën, De Jong do mbajë numrin legjendar

Pasi u mbyll gjithçka rreth transferimit të Frenki De Jong te Barcelona, e vetmja gjë që i “brente” mendjet e tifozëve ishte numri që do mbante holandezi mbi shpinë. 22-vjeçari kishte 21-shin te Ajaksi dhe ishte mësuar me atë numër.

Në 21-vjetorin e ditëlindjes iu largua nga jeta një person shumë i dashur, gjyshi i tij. Pas kësaj, numri që Frenki mbante mbi shpinë mori kuptim dhe shpresonte të mos e ndryshonte atë as te Barcelona.

Në fakt këtë numër më parë e mbante Karles Alenja. Megjithatë, talenti katalanas është treguar bujar ndaj kolegut të tij, duke ja dhuruar numrin. Kështu, Frenki do të vazhdojë të kujtojë gjyshin e tij, një person që e ndiqte kudo gjatë karrierës së tij. Ndërkohë Alenja do të luajë me 19-ën mbi shpinë.

Barcelona i pati propozuar atij numrin 14.  Një numër me mjaft vlerë, pasi më parë atë e ka mbajtur një legjendë si Johan Krujf. Ndërsa numrin 21 e ka futur në modë dikush si Andrea Pirlo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *