Talentet shqiptare i dallojnë vetëm të huajt, klubi kroat “zbarkon” në Shqipëri

0

Lokomotiva e Zagrebit kërkon të rritë numrin e lojtarëve shqiptarë që ka në skuadër. Kroatët sërish shikojnë nga vendi ynë, teksa ditën e djeshme, drejtori i klubit të Lokomotivës është parë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Luhej finalja e kampionatit të paratërinjve, Tirana-Shënkolli dhe nuk dihet për kë janë mbajtur shënime. Të dyja skuadrat kanë elementë cilësorë, ku spikasin Andri Stafa (shënoi golin e fitores për bardhbelutë) dhe Aldo Gjumsi, lojtarë të Shqipërisë U18. Në tribunën e stadiumit “Selman Stërmasi” kishte edhe persona të tjerë që mbanin shënime, por sigurisht mungonin ata të klubeve të Superiores.

SHQIPTARËT E LOKOMOTIVËS – Myrto Uzuni u ble nga Laçi në verë për shumën e 350 mijë eurove, ndërkohë që më parë nga Shkëndija e Tiranës kishte kaluar te kroatët edhe sulmuesi Lirim Kastrati. Në verë Lokomotiva afroi edhe tre lojtarë për ekipet e moshave, si dhe një tjetër në janar.

Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj kaluan nga Shkëndija e Tiranës te kroatët, ndërkohë që aktualisht të dy janë të huazuar te Laçi dhe kanë luajtur rregullisht në Superiore si titullarë. Te Lokomotiva U19 aktualisht po spikasin Arbër Mehmetllari dhe Indriti Tuci, ndërkohë që duket se do të ketë të tjerë të rinj që do të marrin rrugën drejt Kroacisë.

Indrit Tuci dhe Arbër Mehmetllari
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.