Talente dhe titullarë në Serinë A, trajneri i Italisë U21 jep dorëheqjen

Dështim kolosal për Italinë U-21 dhe mbi të gjitha për trajnerin Luixhi Di Biaxhio. Në Europianin që e zhvillonin në shtëpi, axurrët eleminohen që në fazën e grupeve.

Emra si Federiko Kieza, Moize Ken, Patrik Kutrone apo Lorenco Pelegrini e Nikolo Barela nuk arritën më shumë se faza e grupeve.

Padyshim ishte Italia U-21 më e mirë e dekadës dhe trajneri Di Biaxhio nuk mund ta përballonte dështimin e madh dhe ka vendosur të japë dorëheqjen. Luixhi Di Biaxhio qëndroi në krye të 21-vjeçarëve axurrë plot gjashtë vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *