Taku: Tani të rregullojmë renditjen, zëvendësimi im për problem fizik

0

Shënoi edhe sot, duke u konfirmuar si lojtari i vetëm që di të shënojë rregullisht te Tirana. Afrim Taku, duke folur në mikrofonin e Supersportit, nuk e fsheh kënaqësinë për kualifikimin në finale dhe pranon se personalisht nuk do të gabojë më, në rastet kur zëvendësohet, si ka ndodhur para pak kohësh.

“Zëvendësimi? Pata një shqetësim të vogël në kofshë dhe për këtë arsye u zëvendësova, nuk ishte se menduam për ndeshjen e ardhshme në kampionat. Nuk është asgjë serioze, mendoj se do jem OK, edhe pse do kontrollojmë gjithçka gjatë javës. Nervozizmi kur zëvendësohem? Është e drejtë, duhet më shumë qetësi dhe pranim i zëvendësimit pa ankuar”.

Kampionati? “Natyrisht është prioritet, kupa ishte një objektiv që erdhi me kalimin e kohës. Natyrisht, duke qenë se dolëm shpejt jashtë objektivi, kupa mori rëndësi të madhe dhe tani do të luajmë një finale të bukur kundër Skënderbeut, një skuadër e kompletuar dhe me shumë lojtarë shumë cilësorë”.

Kupa, finalja në horizont: “Tani nuk bëjmë tifozllëk për asnjë ekip, shohim vetëm veten tonë. Duhet të rregullojmë renditjen në kampionat dhe pastaj të mendojmë për finalen”.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here