Taku, “gabimisht” hero te Tirana

0

Amerika është shumë e madhe për t’iu lutur Takut që të luajë atje futboll, ndërsa Tirana jo, ajo është shumë e vogël për ta humbur atë. Pak a shumë kjo është logjika e rikthimit te Afrim Takut në shtëpinë e tij, atë bardheblu. Përpara se te ikte, kishte marrë pjesë madje dhe në një grumbullim me përfaqësuesen në një miqësore luksi kundër Francës, por dashuria për bashkëshorten ishte aq e madhe sa futbolli edhe mund të presë. Pasi muaji i mjaltit mbaroi dhe pasi Amerika e futbollit nuk i ofroi ndonjë mundësi të artë, ai foli me bashkëshorten dhe të dy vendosën që distanca kurrsesi nuk mund t’i ndajë. Tirana ishte gati t’i ofronte sërish një kontratë.

Nese deri tani ka shënuar 7 gola – e çfarë golash – me siguri komplimentet duhet t’i shkojnë dhe trajnerit Daja. Në të shkuarën Taku ka luajtur mesfushor, madje ndokush mendonte se e ardhmja e tij ishte mbrojtës i djathtë. Ndonjë tifoz pasionant i Tiranas madje i kishte vënë nofkën Dani Alvesh. Ilir Daja është i ftohtë dhe pasionet i la

mënjane. Kërçiku në mbrojtje po kalonte një formë te mirë, Muzaka nuk ishte ende në 100 për qind, kështu që Taku u transformuar në sulmues i djathtë: kështu ngjan e ekzagjeruar, por fusha tregoi që ishte zgjidhja e duhur. Madje në ndonjë rast mund te luanin dhe te tre bashkë, Kërçiku, Muzaka, Taku. Thonë që Mici ende nuk e ka marrë veten pas Tirana-Skëndërbeu 2-1 të fazës së parë. “Më vinin të tre nga të gjitha anët, nuk dija kë te mbaja më parë”, mësohet të ketë thënë në konfidencë.

Taku ka shënuar 7 gola, njëri më i bukur se tjetri, në ndonjë rast si ky kundër Luftëtarit e ka shpikur golin vetë, gjest teknik i mrekullueshëm. Nëse Tirana është sot ende në garë për diçka, mbi te gjitha duhet të veçohen dy lojtarët e vetëm që nuk kanë munguar në asnjë minutë në kampionat, Taku dhe portieri Lika. Por sidomos Taku, një beniamin i heshtur madje edhe i tifozëve. Jo rrallë ka zhbllokuar situatat dhe ka nxjerrë ekipin nga sikleti i vazhdueshëm i golit.

Nëse Taku është sot në kopertinë, ka diçka që nuk shkon. Jo për faj të tij, sigurisht. Sulmi i Tiranës nuk po funksionon dhe u desh ky rikthim nga Amerika dhe kjo gjetje në mesfushë që të gjendej gjithashtu një golashënues. Sise dhe Ede janë nën akuzë, sepse sidomos Sise pritej të ishte ylli i skuadrës. Një gol për Ede, asnjë gol në10 ndeshje për Sise, zhgënjim i madh kur mendon bujën me të cilën u afrua. Mojse ka dhënë disa asiste, por gol ka shënuar vetëm 1, ndërkohë që i dyti për nga shifrat është Mervejl, i cili në fakt është një mesfushor i avancuar. Te tjerët janë mjaftuar me një gol e shumta. Shumë pak në përgjithësi, asnjë justifikim për sulmuesit. Skuadra lojë bën, nëse nuk e dërgojnë topin në rrjetë me siguri duhet të jenë më të qetë. Taku është heroi i këtij sezoni, por për këtë duhet të japë përgjigje dikush tjetër në vijën e parë. Gjithsesi, ta shohësh te shënojë gola te tillë është gjithnjë kënaqësi.

Gjergji Stefa

AFRIM TAKU

Mosha: 27 vjeç

Ndeshje në kampionat: 16

Minuta 1440

Gola: 7

 

MERVEJL NDOKIT

Mosha: 18 vjeç

Ndeshje në kampionat: 13

Minuta 1114

Gola: 4

 

MOKTAR SISE

Mosha: 23 vjeç

Ndeshje në kampionat: 10

Minuta 856

Gola: 0

 

IFEANJI EDE

Mosha: 26 vjeç

Ndeshje në kampionat: 5

Minuta 415

Gola: 1

 

MOISE NKUNKU

Mosha: 20 vjeç

Ndeshje në kampionat: 13

Minuta 1059

Gola: 1

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.