Taktika që i solli fitoren kundër United, De Bruyne: Na u deshën vetëm 15 minuta në mëngjes

Manchester City ka mposhtur rivalët e qytetit, Manchester United, me rezultatin 1-3 në ndeshjen e parë të gjysmë-finales së Carabao Cup. Për të arritur në këtë fitore Guardiola ndërroi taktikën e përhershme, duke lënë në stol dy sulmuesit Aguerro dhe Jesus dhe duke luajtur me një nëntë false.

Ndërkohë Kevin De Bruyne është shprehur se për të mposhtur “djajtë e kuq” i janë nevojitur vetëm 15 minuta. Pikërisht kjo ka qenë koha që ka marrë trajnimi për këtë taktikë të përdorur gjatë ndeshjes dhe e gjitha ka ndoshur vetëm mëngjesin e ditës kur do të luhej ndeshja.

“Ne kemi bërë vetëm 15 minuta stërvitje këtë mëngjes. Kjo është e gjitha. Por nuk është se nuk e kemi bërë këtë më parë. E bëmë kundër ekipeve që preferojnë të luajnë një kundër një si Cardiff, United dhe mendoj edhe Barcelona. Kështu që e kemi përdorur disa herë”, është shprehur De Bruyne./Sport Ekspres/