Taktika e Sarrit dhe roli ndryshe i Kante: Ky është futbolli im, ja pse kam të drejtë

Mauricio Sarri është një nga zbulimet më të bukura të viteve të fundit në aspektin e trajnerëve. Italiani i Çelsit preferon një futboll ofensiv dhe zbavitës. Ai është një personazh i dashur për tifozët, por disa e kanë kritikuar për pozicionin e Kante.

Kur të kritikojnë, e vetmja zgjidhje është t’i heshtësh kritikët dhe Sarri ashtu ka bërë. Trajneri i “Bluve të Londrës” luan me skemën 4-3-3. Zhorzhinjo luan në rolin e qendërmesfushorit, ndërsa Kante ka kaluar në krahun e italo-brazilianit.

Në një prononcim për “Goal” përpara sfidës me Brajtonin në transfertë, trajneri 59-vjeçar e ka shpjeguar në këtë mënyrë këtë postim të kampionit të botës me Francën. Dikujt mund të mos i pëlqejë, por ai është trajneri dhe… ka gjithmonë të drejtë.

Kemi një skuadër të përshtatshme për këtë lloj futbolli. Nëse blen Zhorzhinjon dhe ke Fabregas në ekip, mendoj se duhet luajtur me skemën 4-3-3. Të luash me këtë lloj skeme, sipas konceptit tim të futbollit, do të thotë që qendërmesfushori duhet të jetë shumë teknik. Një futbollist që mendon shpejt, si Zhorzhinjo, i cili është i aftë të luajë topin me një, ose dy prekje. Edhe Fabregas është teknikisht shumë i mirë. Kante? Sipas futbollit tim një futbollist si N’Golo nuk duhet të luajë përpara mbrojtjes. E kuptoj se dikush mund ta mendojë ndryshe, por nëse po flasim për futbollin tim, duhet thënë që kam të drejtë”, përfundon Mauricio Sarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *