Takimi në Tiranë: Skënderbeu do të ruajë kreun, Laçi për vazhdimësinë

0

Edhe pse ishte në pikëpyetje. FSHF vendosi që ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut të mos shtyhet. Kështu, në “Selman Stërmasi” kurbinasit do të presin kampionët në fuqi. Laçi bëri kthesën në Gjirokastër pas dy humbjeve radhazi dhe sot do që të vijojë me paraqitjet e mira.

Skënderbeu në anën tjetër prej dy javësh qëndron në krye të klasifikimit, megjithatë Partizani i ushton presion vetëm një pikë pas tyre. Bardhezinjtë kanë marrë një pikë në Korçë në fazën e parë dhe sot duan që të mos dalin duarbosh.

Sa i përket skuadrave që do të zbresin në fushë, tekniku Memelli pritet që t’i besojë të njëjtës skuadre si në Gjirokastër, ndërsa në anën tjetër Skënderbeu timonieri Shehu pritet që të rikthejë Radasin në qendër të mbrojtjes, por dhe Oto Xhon mund ta nisë nga minuta e parë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E mërkurë, më 7 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Laçi – Skënderbeu
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina, Najdenov, Lushkja, Xhixha, Altiparmanovski. Trajner: Migen Memelli.
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi.
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Renato Malaj, Hermal Llapra.
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Arjan Mali.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.