Takimi Marota-Xheko, nesër zgjidhet gjithçka

Interi me shumë gjasa i ka humbur përfundimisht shërbimet e Mauro Ikardit. Sulmuesi argjentinas i ka bërë gati valixhet. Lukaku, kushton 88 milionë sterlina dhe Junajtid nuk ka ndërmend të ulë kërkesat.

Si pasojë, zikaltërit janë futur në bisedime të avancuara me Edin Xhekon. Sulmuesi boshnjak dhe Bepe Marota do të takohen nesër në kryeqytet, për të diskutuar kushtet e fundit të kontratës. Konte nuk i beson ende Lautaro Martinezit dhe Xheko shihet si sulmuesi i duhur për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *