Nuk heq dorë nga francezi, Milani “sakrifikon” dy lojtarë

0

Milani po kërkon një mesfushor kualitativ dhe i është rikthyer pistës Zhordan Veretu. Francezi i Fiorentinës pëlqehet shumë nga kuqezinjtë, por duhet fituar rivaliteti me Napolin dhe Romën.

Sot është programuar në Milano një takim i Maldinit dhe Masarës me Daniele Praden, drejtorin sportiv të Fiorentinës. Dyshja kuqezi kërkon të mbyllë këtë marrëveshje dhe janë gati t’i ofrojnë klubit viola Lukas Biljan dhe Patrik Kutronen.

Të dy pëlqehen shumë nga trajneri Montela. 26-vjeçari vlerësohet 30 milionë euro nga klubi nga Firence dhe takimi i sotëm do të zbardhë shumë të vërteta në lidhje me të ardhmen e tij, por edhe atë të Biljas dhe sulmuesit Kutrone.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.