Takim urgjent pas ndeshjes, Gatuzo mëson fatin e vet

0

Kriza e paparë e Milanit ka bërë që drejtuesit kuqezinj Leonardo, Maldini e Gazidis të zhvillojnë një takim urgjent me trajnerin Xhenaro Gattuso.

Natyrisht, është diskutuar për rezultatet negative dhe mundësinë e ndryshimit në stol, por sipas Sky Sport drejtuesit kanë vendosur të mendohen, duke mos marrë vendime të nxituara.

Për momentin asnjë deklaratë dhe duket se Gatuzo do të konfirmohet, por vetëm deri në fund të sezonit.

Në verë Gatuzo do të largohet, edhe nëse arrihet vendi i katërt, pasi sezoni aktual tregoi se trajneri kuqezi nuk arrin të ruajë një ritëm konstant dhe nuk mundet të gjejë rrugëdalje nga momentet kritike si ai i tanishmi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.