Takim në Kinë, Konte flet “troç” me drejtuesit

0

Antonio Konte është nga ata trajnerë që të vendosin kushte. Italiani sheh nga ana tjetër, në Torino, që kanë shpërthyer në blerje dhe tenton të marrë situatën në dorë te kampi i tij. Siç raportojnë mediet përtej Adriatikut, tekniku ka pasur një takim kokë më kokë me të gjithë drejtuesit, duke përfshirë drejtorët sportiv, Marota dhe Auzilio dhe presidentin Zhang.
Në bisedë Konte ja ka bërë të qartë eprorëve se dëshiron prurje të reja për të ndërtuar një skuadër më kompetitive. Drejtuesit nga ana e tyre mundohen të tregohen të kujdësshëm dhe para se t’i përmbushin “tekat” trajnerit, zgjedhin të studiojnë bilancet financiare.

Në një intervistë, Marota u shpreh se shtë dakort me trajnerin, por nuk premton investime të shtrenjta. ”Tregu nuk ka ardhur ende në jetë. Do veprojmë në qetësi, duke respektuar ekuilibrin financiar. Po kërkojmë studiojmë dy tipe lojtarësh, një me përvojë dhe një të ri”, deklaroi drejtori i përgjithshëm zikaltër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.