Takim me Maldinin, trajneri i ri i Milanit ende një pikëpyetje

Xhiampaolo është duke iu afruar edhe më shumë stolit të Milanit. Për një kohë të gjatë po flitet se trajneri italian do të jetë pasuesi i Gatuzos dhe duket se zyrtarizimi i tij mund të jetë në ditët e ardhshme.

Në fakt, trajneri aktual i Sampdorias është i gatshëm të paketojë valixhet e tij për një aventurë në një klub të madh dhe ai tashmë ka pasur disa takime me drejtuesit e Milanit për të diskutuar për merkaton, si dhe planet e ardhshme.

Sipas “Sky Italia”, ai tani është në qytetin e Milanos. Gjatë ditës së sotme, Xhiampaolo u takua me Paolo Maldinin për të diskutuar detajet përfundimtare të marrëveshjes. Brenda kësaj jave, pritet zyrtarizimi i Xhiampaolos te “Djalli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *