Takim me dy idhuj kuqezinj, talenti i Fiorentinës tregon emocionet

0

Mesfushori shqiptar i Fiorentinës Erald Lakti pati shansin të takonte Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin në miqësoren e zhvilluar në SHBA midis klubit nga Firence dhe londinezëve të Arsenal. Përballja në fushë më dy bashkëkombësit ishte tepër emocionuese për futbollistin shqiptar.

Me anë të një postimi në ne rrjetet sociale 19-vjeçari shprehu kënaqësinë që i dha përballja me dy shqiptarët e Arsenalit: Për mua ishte nder dhe kënaqësi e veçantë që të luaja përballë lojtarëve si Granit Xhaka apo një kampioni bote si Shkodran Mustafi, shqiptarë të cilët po bëjnë histori me klubet e tyre dhe me ekipet që përfaqësojnë. Jam shumë i lumtur që kisha këtë mundësi dhe shpresoj, që të shihemi sërish.

Mesfushori shkodran ka qenë kapiten i skuadrës Primavera të Fiorentinës që u shpall kampione e kupës së Italisë. Pak javë më parë 19-vjeçari u përzgjodh nga trajneri Vinçenso Montela si pjesë e skuadrës së grumbulluar për fazën përgatitore që i paraparin sezonit të ardhshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.