Takim kokë më kokë, projektohet stadiumi i radhës në Shqipëri

0

Hartës së stadiumeve në Shqipëri pritet t’i shtohet edhe një tjetër stadium. Qyteti i Fierit, përveç impiantit “Loni Papuçiu”, do të ketë edhe një stadium tjetër. Prej kohësh kryeministri Edi Rama e kishte premtuar, teksa në muajin mars deklaronte:

“Do fillojmë punën për pallatin e ri të sportit, pasi keni pasur një skuadër kampione në basketboll, që stërvitej në Durrës dhe luante në Tiranë. Edhe i thonë Apolonia. As nuk i shikonit, as nuk ju shikonin. Pallatin e sportit do e ndërtojmë aty ku ka qenë këndi i vjetër i lojërave. Ndërkohë kemi folur edhe për stadiumin e ri të Fierit. E meriton të ketë një stadium, një stadium të ri, jo aty ku është i vjetri. Do të jetë diku ku do e vendosim me Bashkinë”.

NJOFTIMI I FEDERATËS – Ditën e sotme, kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë në Fier dhe njoftohet se qeveria e futbollit shqiptar do të investojë në stadiumin e ti të Fierit. FSHF njofton si më poshtë: “Federata Shqiptare e Futbollit prej vitesh po investon për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Shuma të mëdha janë investuar për ndërtimin e stadiumeve të rinj, ndërrimin e tapeteve në impiantet ekzistuese, vendosjen e sistemeve të ndriçimit si edhe ndërtimin e fushave stërvitore për disa klube.

Në kuadër të projekteve ambicioze që FSHF ka për përmirësimin e infrastrukturës, është edhe ndërtimi i një stadiumi të ri në qytetin e Fierit. Për këtë qëllim, Presidenti FSHF, Armand Duka, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, dhe Presidentin e klubit Apolonia, Koço Kokëdhima.

Në këtë takim është rënë dakord që të filloj puna për projektimin e një stadiumi të ri me kapacitet 6000-8000 vende, në të cilin FSHF ka marrë përsipër 1/3 e investimit, me pjesën tjetër që do të duhet të investohet nga Qeveria dhe Bashkia Fier. Shumë shpejt pritet të filloj puna dhe për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës, në të cilën Federata Shqiptare e Futbollit ka një rol të madh si investitori kryesor”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.