Takaj për largimet: U përfundoi kontrata

“Bosi” i kuqebardhëve bën një vizitë “blic” në Korçë, ku takohet me disa miq të tij kinezë. Komenton ikjen e Plakut e Orelesit

Sapo Skënderbeu të mbërrijë në “Tropikal”, është thënë se presidenti Takaj do të bëjë mbledhjen e shumëpritur me ekipin, ku do t’u kërkojë llogari të tijve për mbylljen pa trofe të sezonit. Por kjo mbledhje ka gjasa të shtyhet, sepse pjesa më e madhe e ekipit do të mungojë.

Presidenti Ardjan Takaj mësohet se ka bërë një vizitë “blic” në Korçë, ku është takuar me disa miq të tij kinezë, por nuk ka dashur të zbulojë detaje të tjera.

Shkurtimisht për “Sport Ekspres” Takaj ka komentuar largimin e disa lojtarëve nga ekipi. “Të larguarit? Sigurisht që do të kishte largime. Nuk e arritëm objektivin me mbylljen e sezonit dhe disa futbollistë, të cilëve u përfundoi kontrata, do të largohen. Orelesi dhe Plaku? Edhe këta janë larguar, sepse nuk kanë më kontratë me klubin dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur në këtë mes. Sa për vizitën time në Korçë, mund të them se jam takuar me disa miq kinezë. Për merkaton jemi duke punuar shumë orët e fundit, në mënyrë që të afrojmë lojtarë sa më cilësorë, por emrat e tjerë do t’i mësoni ditët në vijim”, – ka thënë dje presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj. Ditët e ardhshme “bosi” të zbulojë edhe emrat e tjerë, që do të afrohen dhe do të largohen nga radhët e skuadrës bardhekuqe.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *