Takaj në Turqi, bisedë “kokë më kokë” me Dajën

Dje presidenti Ardjan Takaj ka lënë Shqipërinë dhe ka vizituar bardhekuqtë në Antalia. Disa orë përpara startit të ndeshjes miqësore ndaj Bursasporit, “bosi” i korçarëve ka mbërritur në rezidencën e Skënderbeut në Turqi dhe më pas ka ndjekur nga afër skuadrën në atë ndeshje, ku të tijtë u mundën 3-0. Pas miqësores mësohet se Takaj është parë të bisedojë “kokë më kokë” me trajnerin Ilir Daja. Pa diskutim që kjo bisedë ka të bëjë me interesimin e presidenti Takaj rreth gjendjes që ka skuadra në këtë minifazë dimërore, por edhe për merkaton. Takaj dhe Daja kanë folur për afrimet, për ata lojtarë që pritet të mbërrijnë në Antalia për t’u bashkuar me Skënderbeun. Presidenti Takaj nuk pritet të qëndrojë gjatë në Turqi, por ditët në vazhdim sigurisht që ai do të udhëtojë sërish për të parë ekipin në ndeshjet e tjera miqësore. Kjo vizitë “blic” ka qenë për miqësoren, por edhe për merkaton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *