Takaj me dorë të hekurt, sot mbaron afati për dy titullarët e Skënderbeut

“U largova nga Skënderbeu sepse ndryshoi projekti i klubit”, – u shpreh trajneri Ilir Daja në lidhje me largimin e tij nga skuadra korçare. Titullarët e sezonit të kaluar kanë të njëjtin mendim, pasi kush ka gjetur ekip është larguar nga skuadra. Ditën e djeshme, ekipi korçar nisi përgatitjet për sezonin e ri me trajnerin Orges Shehi në krye të ekipit.

Në seancën e djeshme stërvitore munguan mbrojtësi Tefik Osmani dhe mesfushori me tipare të avancuara, Gjergji Muzaka. Të dy titullarët e sezonit të kaluar nuk u vunë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Informacionet e para që vijnë nga Korça bëjnë me dije për “Sport Ekspres”, se Takaj u ka vendosur ultimatum Osmanit dhe Muzakës në rast se nuk kthehen sot në stërvitje. Të dy lojtarët mund të përjashtohen nga grupi.

Presidenti Takaj ka nisur bisedimet me Gjergji Muzakën. Në rast se gjendet akordi, ky i fundit do të qëndrojë në Korçë. E ardhmja e tij varet nga bisedimet me klubin korçar. Shanset janë që të qëndrojë, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *