Takaj: Kërcënimi i orkestruar na dëmtoi, emaili u dërgua nga një zyrë në Tiranë

0

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, doli përpara mediave, ku foli për pezullimin 10-vjeçar që i është bërë klubit të tij nga UEFA-s. Numri 1 i klubit korçar u ndal gjatë te kërcënimi që iu bë njërit prej inspektorëve të UEFA, diçka sipas tij e orkestruar që dëmtoi shumë rëndë klubin e tij.

Kërcënimi ka qenë i orkestruar në mënyrë fantastike. Është bërë gjatë kohës që unë isha në zyrat e UEFA-s. Pikërisht në atë moment shkon një kërcënim për inspektorët e UEFA-s. Kjo na preu të gjitha marrëdhëniet që ne kishim me UEFA-n e na çoi drejt e në gjyq”.

Ju jeni gazetarë, më kujtoni një rast ku kam kërcënuar ndokënd ose kam folur me tona të rënda. Më thoni një rast që i kam folur keq një presidenti ose një arbitri. E çuam këtë çështjen ne prokurorinë e Korçës dhe zbuluam se email kërcënues ishte nisur nga Tirana. Më pas aty ngeci procesi. Prokurorët na thanë vetëm që email ishte nisur nga një zyrë e panjohur në Tiranë”, thekson kreu i klubit korçar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.