Takaj humbet pasaportën, ambasadori bëhet tifoz!

0
Takaj me Ambasadorin shqiptar ne Serbi

Reportazhi/ Nga Tirana në Podgoricë dhe më pas avioni drejt Beogradit. Në aeroportin “Nikola Tesla” policia serbe priste delegacionin korçar, por në mes edhe një aventurë e presidentit

Nga i dërguari ynë në Beograd, Blerim Jahaj

Të ndarë në dy “skuadra”, nisja drejt Beogradit ka qenë e qetë për Skënderbeun. Në fillim skuadra, në mëngjesin e djeshëm, ndërsa pas mesdite ka qen radha e delegacionit, ku edhe pjesëtarët e medies nuk kanë munguar. Nga Tirana në Podgoricë të Malit të Zi dhe më pas avioni drejt Beogradit. Një rrugë jo sfilitëse, teksa i ftohti është ndjerë, duke qenë se jemi në 1 nëntor. Shumë i qetë, stafi i Skënderbeut, në pamje të parë. Por, përpos të gjithave, ka pasur edhe disa “pengesa” të vogla.

Pasaporta e re – “Mama, humba avionin…!”. Krishtlindjet po afrojnë dhe ky është padiskutim një ndër filmat tradicionale që fëmijët shohin në tv, edhe pse mund ta dinë përmendësh. Dhe, nëse mendoni se ato situata ndodhin vetëm në filma, jeni totalisht gabim. Sepse, mund të ndodhë që të humbësh avionin, por edhe që të humbësh pasaportën, përpara nisjes. Duhet të udhëtonte me skuadrën, por ndoshta fati kishte në plan diçka tjetër… Ardian Takaj, presidenti i Skënderbeut, i shoqëruar nga një truproje personale, teksa edhe dy policë nga shteti shqiptar, ka dalluar se i mungonte pasaporta. Kështu, ka humbur nisjen e parë me skuadrën, teksa pasi ka bërë denoncimin dhe ka përshpejtuar menjëherë procedurat burokratike, është pajisur me një të re, duke u imbarkuar në avionin që mbante edhe gazetarët. Pas mesdite është nisur drejt Beogradit, ku u takua me trajnerin Daja.

Pritja – Mbërritja në aeroportin “Nikola Tesla”, në Beograd, ka qenë shumë e qetë. Sigurisht, nuk priteshin çudira, ndërsa forca policore prisnin delegacionin e Skënderbeut, që më pas i është drejtuar hotelit dhe stadiumit “Hum”. Gjatë gjithë rrugës, policia vendase ka qenë vigjilente, por nuk ka pasur asnjë trazirë.

Protokolli – Një tjetër element i rëndësishëm që u dallua ishte pa diskutim protokolli strikt i çdo lëvizje të studiuar dhe të analizuar. Pas mbërritjes dhe akomodimit në hotel, nisja për në stadium, konferenca për shtyp dhe më pas stërvitja, ku 15 minutat e para kanë qenë për mediet.

Ambasadori – Bashkë me skuadrën ka qëndruar edhe ambasadori shqiptar në Serbi, Ilir Boçka. Pikërisht ai ka qenë “tifozi” i vetëm, veç gazetarëve, që ka ndjekur stërvitjen dhe është takuar me delegacionin e klubit korçar. Do të jetë edhe sonte në mbrëmje në sfidën Partizani-Skënderbeu.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image